Fizikani i njohur botërisht Stephen Hawking ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Sipas një njoftimi të familjes së tij, ai ka vdekur paqësisht në shtëpinë e tij në Kembrixh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Shkencëtari britanik ishte i njohur për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin.
Ai ka shkruar disa libra të njohur, përfshirë edhe “A Brief History of Time”.
Në moshën 22vjeçare atij i dhanë vetëm edhe pak vite jetë, pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë të neuroneve. /Gazeta Shneta/