I akuzuari i Tribunalit të Hagës, kroati Slobodan Praljak, ka vdekur në spital pasi helmoi vetën në sallën e gjyqit ku po shpallej aktvendimi për të.
Praljak, i cili sot piu helm në bankën e të akuzuarve në Hagë, thuhet se ka vdekur në spital, shkruan “Mirror” e Britanisë.
Ngjarja ndodhi kur ai po kundërshtonte dënimin me 20 vjet burgim në vitin 2013 për krime.
Pasi dëgjoi se dënimi i tij ishte mbështetur këtë javë, ai i tha gjyqtarit: “Kam marrë helm”.
Slobodan Praljak ishte një nga gjashtë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës përpara gjykatës. /gazetaexpress