Një tjetër pacient i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë sot në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar Prof. Dr. Salih Ahmeti për Gazetën Shneta.
Bëhet fjalë për një qytetetare të Republikës së Kosovës e moshës 73-vjeçare me sëmundje të tjera përcjellëse.
Detaje të tjera Ahmeti pritet t’i jap në një konferencë për media e cila pritet të mbahet pas pak minutave.
Ndryshe, tani numri i të vdekurve të infektuar me koronavirus COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 10.
Në total janë 423 të infektuar, derisa gjerë tani janë shëruar 71 pacientë.