Një grua ka ndërruar jetë sot në klinikën Emergjente në QKUK, pasi kërceu nga kati i katërt në Gjinekologji, raporton Gazeta Shneta.
Burime brenda Gjinekologjisë thonë se gruaja kishte shkuar në tualet e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, dhe më pas ishte hedhur nga kati i katërt.
Gazeta mëson se gruaja 32-vjeçare kishte lindur para një muaji në Gjinekologji, por ishte duke qëndruar në klinikë për shkak se foshnja e saj kishte probleme shëndetësore.
Ende nuk dihen motivet e veprimit të saj.
Gruaja ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Emergjencë nga stafi i Gjinekologjisë. /Gazeta Shneta/