Gruaja që kishte pësuar lëndime nga zjarri në shtëpinë e saj, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas informatave bëhet fjalë për viktimën e fshatit Prelez të Muhaxhirëve në Ferizaj, shkruan KP.
Më 05 qershor, në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në shtëpinë e saj dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.