Gruaja nga Egjipti që besohej të ishte gruaja më e trashe në botë, ka vdekur në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Eman Ahmed Abd El Aty kishte udhëtuar për ne Indi gjatë këtij viti për të realizuar një operacion për të humbur peshë.
Mediat lokale raportojnë që ajo kishte humbur 300 kg nga 500kg sa kishte në total, por ka vdekur për shkak të komplikimeve të tjera shëndetësore.
Raporti i spitalit tha që 37 vjeçarja kishte probleme me zemër dhe mosfunksionim të veshkave.
“Lutjet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen e saj” thuhet më tutje në një deklaratë të spitalit.
Eman Ahmed Abd El Ahti kishte qëndruar në kreqytetin e Emirateve në Abu Dhabi që nga maji pasi ishte drejtuar aty nga një kirurg i Mumbait të Indisë.
Para operacionit familja e saj tregon që ajo nuk kishte dal nga shtëpia për 25 vjet.
Pas një kampanje të realizuar nga motra e vet, asaj ju ofrua mundësia për të udhëtuar për në Mumbai.
Sidoqofte, familja e saj e largon nga aty pasi që dëshpërohen me stafin në Mumbai dhe që familjes i kishte kushtuar dyfishi i shpenzimeve për humbje te peshës.
Operacioni i tipit bariatrik për humbje të peshës zakonisht përdoret në raste të mbipeshës që shkakton rrezikë për jetën e pacientit, atëherë kur masa trupore është 40 e më lartë. /Gazeta Shneta/