I vdes foshnja vetëm 14 ditë pas lindjes, gruaja paralajmëron nënat për këtë rrezik

2018-08-12 në ora 16:56

Kit u lind i shëndetshëm, por pasi ai u sëmur i la edhe mjekët të habitur – por nëse ai do ishte testuar për virusin herpes ai mund të ishte ende gjallë sot.

Megjithëse kishte nevojë për një lindje me prerje emergjente cezariane, gjithçka dukej normale për të dhe foshnjën.

Por sheqeri i tij i gjakut ishte i ulët dhe ai ishte marrë në kujdes intenziv, edhe pse mjekët nuk ishin të shqetësuar me gjendjen e tij, duke premtuar se “do bëjë më mirë”, transmeton Gazeta Shneta.

Vetëm 12 ditë më vonë, ai vdiq.

Një ditë pasi vdiq, rezultatet e testit u kthyen duke treguar se kishte virusin herpes. Nëse ai do të ishte testuar për këtë virus, ai ende do të ishte ende në jetë.

Por gati një vit nga tragjedia në shtator 2017, Sara dhe partneri i saj, babai i Kit-it James de Malplaquet, duan ta mbajnë gjallë hijen e tij.

Nëpërmjet Fondacionit Kit Tarka, ata po mbledhin para për të rinovuar hulumtimin 25-vjeçar në virusin e herpesit në foshnje, për të edukuar mjekët dhe për të ndaluar që kjo të ndodhë përsëri./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *