Një nënë mahniti doktorët kur ajo lindi ‘foshnjën sirenë’, e dyta në Indi, por e humbi tragjikisht vetëm katër orë më vonë.
Foshnja që smundën as ti vejnë emrin, gjinia e të cilës ishte e vështirë të përcaktohej për shkak të problemit në zhvillimin e legenit dhe këmbëve të bashkuara, që vuajnë nga sëmundja e njohur si ‘sirenomelia apo ‘sindroma e sirenës’.
Muskura Bibi, 23, lindi në mënyrë natyrale mëngjesin e të mërkurës në spitalin Chittaranjan Deva Sada në Kolkata, India lindore.
Bibi nuk ka pasur mundësi të bënte ndonjë ultrazë para lindjes dhe e kuptoj gjendjen e foshnjës vetëm pasi lindi.
Dr Sudip Saha, specialist i fëmijëve pranë spitalit tha: ‘Prindërit janë puntor krahu dhe nuk kishin mundësi për mjekim dhe ilaçet e duhura gjatë shtatzënisë.”
‘Mungesa e ushqimit të duhur dhe qarkullimit jo të rregullt të gjakur tek foshnja nga nëna e krijon këtë lloj anomalie” vazhdoi ai.
Thuhet se Sindroma e Sirenës i prekë 1 në 60,000 deri në 100,000 lindje, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.