Kjo tragjedi mund të ishte shmangur aq lehtë – një gabim mjekësorë që çoi vdekjen e një fëmije dhe një shkatrrim në familje.
Danielle Johnston, 31 vjeçare, u dërgua në spitalin Royal Bolton të Britanisë së madhe në Qershor të vitit 2011 në rreth muajit të tetë të shtatzënisë pas zhvillimit të diabetit distacional. Ajo tha se pras parnimit, mamitë vunë re se shkalla e zemrës së foshnjës u ngrit pasi ujërat e saj plasën, por thanë se u kthye në normalitet 30 minuta më vonë.
“Një doktor erdhi të më shihte dhe tha se do të kthehej për të kontrolluar rrahjet e zemrës së Sadie, por më la me maminë e trajnuar dhe nuk u kthye më shkruan Kidspot, transmeton Gazeta Shneta.
“Isha në dhimbje të mëdha, vazhdoja të humbja vetëdijen. Ishte e çuditshme dhe e dija që diçka nuk shkonte. Një mami e vuri re këtë dhe dukej sikur ishte në panik. Ajo po shikonte monitorimin e CTG (monitorimin e rrahjes së zemrës) dhe shprehu shqetësim “.
Më vonë më vonë u zbulua se stafi ishte gabimisht duke e monitoruar rrahjet e zemrës së Danielle në vend të foshnjës. Ekspertët zbuluan se nëse rrahjet e zemrës së Sadie do ishin monitoruar siç duhet, mjekët do të kishin kuptuar se ajo ishte në vështirësi dhe mund ta kishte lindur fëmijën më herët.
Danielle tha se lindja ishte vonuar më tej kur mamitë nuk ishin në gjendje ta prenin kordonin e kërthizës.
Një zëdhënëse e spitalit NHS të Boltonit shprehi keqardhje për vdekjen e trishtuar të vajzës së zonjës dhe tha se do të ndërmarrin masa ndaj mjekëve./Gazeta Shneta/