Një vajzë e vogël e sëmurë rëndë vdiq pas i doktori refuzoi ta vizitonte atë, sepse ajo erdhi disa minuta me vonesë për takimin emergjent.
Ellie-May Clark, 5 vjece, vdiq nga një sulm astme pasi Dr Joanne Rowe refuzoi ta kontrollonte, pavarësisht se ai e dinte paraprakisht se vajza ishte në rrezik për jetën.
Ellie ka filluar të mos marrë dot frymë, dhe një orë pasi ajo është vënë në shtrat, vdiq, tha e ëma. Ndërkohë, doktori është marrë në hetim
Vajza e re shkoi te doktori vetëm katër minuta me vonesë, sipas nënës së saj Shanice, por ato u detyruan të ktheheshin në shtëpi, si dhe u ishte thënë që të riktheheshin në Grange Clinic të nesërmen në mëngjes.
Doktor Roëe është ende duke e praktikuar profesionin – pasi që ai u suspenduar për vetëm gjashtë muaj nga një panel sekret disiplinor, raporton Mail, përcjell Express.
Shanice, nga Neëport, South wales, e zbuloi se vajza e saj nuk po merrte frymë më vetëm një orë pasi që e kishte vënë në shtrat më 26 janar 2015, dhe vdiq pak minuta më pas.
Një gjykim sekret nga Këshilli i Përgjithshëm Mjekësor e vendosi se refuzimi i Rowe për ta takuar Ellie-May ishte shkaktari kryesor i vdekjes së saj, por ai shpëtoi me vetëm suspendim me pagesë.
Ai e kishte kthyer Ellie-May-in në shtëpi pa ia bërë as edhe një pyetje rreth simptomës së saj./Express/