23 vjeçari N.N është gjetur i vdekur në banesën e tij e cila ishte kapluar nga zjarri mbrëmë rreth orës 3 pas mesnate.
Bëhet fjalë për zjarr në banesën e tij personale në Bulevardin Jane Sandanski, në Shkup.Nuk dihen arsyet e provokimit të zjarrit në këtë banesë.
Grupi i zjarrfikësve ka intervenuar për të shpëtuar personat brenda banesës dhe për të shuar zjarrin por e kane gjetur të vdekur vetëm 23 vjeçarin N.N. Mendohet se asfiksioni ka qenë shkaktari i vdekjes së të riut.
Pas urdhërit të Prokurorit Publik kujdestar, trupi është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup. Hetimet për këtë rast kanë filluar.