Trupat e zhvarrosur të pacientëve të vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjenden në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ata ishin varrosur pa iu kryer obduksioni, ku sipas anëtarit të Bordit të SHSKUK-së, Shemsi Veseli, ishte bërë me kërkesë të familjarëve.
Por me urdhër të prokurorit të rastit, Valdet Gashi, është bërë zhvarrimi i viktimave dhe sot pritet të kryhet obduksioni.
“Dje është bërë zhvarrosja e tri kufoma, ndërsa sot do të ju bëhet autopsia të triave. Autopsia do të bëhet në prezencën edhe të prokurorit, ndërsa deri në mesditë pritet të përfundoj i tërë procesi. Ne nuk mundemi të japim më shumë përgjigjej lidhur më këtë qeshje, sepse këtë të drejt e ka prokurori i rastit”, ka deklaruar për Zëri, Arsim Gërxhaliu drejtor i Mjekësisë Ligjore.