Sipas një raporti nga “Center for Disease Control”, vdekshmëria foshnjore për shkak të SIDS ka pësuar një rënie shumë të madhe që nga vitet 1990.
Ulja e numrit të vdekshmërisë foshnjore për shkak të SIDS u realizua nëpermjet ndihmës se një fushate sensibilizuese që filloi në vitet 1990. Fushata e quajtur “të rikthehemi në gjumë” u përcillte prindërve informacionin e duhur për të mundësuar një proçes gjumi të sigurt. Ata u sygjeronin prindërve që t’i vinin të vegjlit e tyre në gjumë me shpinë si dhe të mos përdornin dyshek apo shtresa shumë të buta.
Githsesi pavarësisht kësaj fushate kundër SIDS, “Center for Disease Control” raporton se numri i prindërve që ende i ekspozojnë vogëlushët e tyre ndaj këtij rreziku është shumë i lartë. “CDC” citon se më shumë se 22% e nënave ende raportojnë që nuk i vendosin bebet e tyre më shpinë gjatë proçesit të gjumit. Ndërsa 39% e tyre raportojnë se përdorin dyshekë të butë për krevatin e bebit. Këto numra vënë në dukje faktin se më shumë se gjysma e prindërve të rinj nuk e kanë marrë informacionin e duhur në lidhje me gjumin e bebeve nga administrata shëndetësore.
Ndërsa ekspertët japin rekomandime shumë të sakta për prindërit në mënyrë që të evitohet sa më shumë rreziku nga SIDS. Këto rekomandime përfshijnë shtrirjen me shpinë të bebit, vendosja e bebit në dyshek relativisht të fortë dhe të mos mbulohet me rroba të rënda. Githashtu ata rekomandojnë që bebet të flenë në dhomën e prindërve për 6 muajt e parë të jetës dhe gjithmonë të përdoret një ventilator në dhomën ku ata flenë.