Bisedimet për përafrimin e programit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vazhdojnë sot.
Në takimin që do të mbahet sot në zyrat e LDK-së do të diskutohet edhe për programin në shëndetësi, shkruan Gazeta Shneta.
Deri më tani këto dy parti kanë diskutuar për drejtësinë dhe sigurinë. Zyrtarët e partive kanë deklaruar se kanë dallime në qëndrime vetëm 10 për qind, por të cilat pritet të përafrohen në ditët në vijim.
VV dhe LDK janë pajtuar poashtu për uljen e numrit të ministrive në 12 sosh, nga 21 sa kanë qenë gjatë qeverisjes së kaluar. Ende nuk dihet se cila nga këto dy parti do ta marr pozitën e ministrit të shëndetësisë. /Gazeta Shneta/