Vaksinat BCG kundër tuberkulozit, mund të ofrojnë zgjidhje për diabetin e tipit 1, vlerësojnë studimet e fundit
Këto gjetje u regjistruan pasi tre vjet aplikimi të marrjes së këtyre vaksinave nga pacientët të cilët vuanin nga sasia e sheqerit në gjak, njofton Klan Kosova.
Vaksinat BCG gjithashtu mund të rrisin marrjen e glukozës nga qelizat, duke shkaktuar uljen e nivelit të sheqerit në gjak, shton hulumtimi.
Rreth 3.2 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar janë diagnostikuar me diabet, nga të cilët 10 për qind kanë tipin 1. Diabeti i tipit 1 prek rreth 1.25 milion njerëz që jetojnë në SHBA.