Rreth 50 gra janë prekur me kancer të qafës së mitrës në pesë muajt e parë të këtij viit. Derisa gjatë vitit të kaluar në QKUK janë paraqitur rreth 130 raste të tilla, në aspektin global janë prekur rreth 400 mijë gra, kurse 200 mijë vdesin si pasojë e këtij kanceri në qafë të mitrës.
Megjithatë nuk është diçka për t’u shqetësuar sepse mjekët thonë se nëse kjo zbulohet me kohë, është lehtësisht e shërueshme.
Për këtë ka folur edhe Ekrem Hyseni për Radio Evropa e Lirë i cili thotë se kanceri cervikal është që zakonisht preket në mosha të reja dhe paraqet një problem në diagnostikim.
Në vendin tonë është edhe një program i kancerit të qafës së mitrës e që i është dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë nga Bordi Kombëtar kundër kancerit, kjo ndihmon që të zbulojë me kohë këtë problem.
“Në të ardhmen do të ishte mirë që të mbrohen femrat nga kjo sëmundje me vaksinë. Kjo nuk bëhet në Kosovë, e që do të ndikonte në uljen e numrit të prekurave me kancer të qafës së mitrës. Por, mendoj se është çështje e kostos ajo pse nuk bëhet vaksinimi, por këtë vaksinë nuk e bëjnë as vendet e regjionit”, thotë Hyseni.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.