Ka shumë mënyra me anë të cilave mund të parashikoni gjininë e foshnjës suaj të ardhshme, qoftë prej tregimeve popullore apo edhe ato shkencore.
Po ashtu, lëvizja e foshnjës në bark, tenton të tregoj për gjininë që foshnja mund të ketë pasi të lind, transmeton Gazeta Shneta.
Bebet në përgjithësi janë të ndjeshme, dhe lëvizin ndaj çdo ndryshimi që shfaqet tek nëna, por në një metodë të mjekësisë popullore thuhet se këto lëvizje dallojnë kur bebja është mashkull dhe kur femër.
Nëse foshnja është shumë aktive në mitër, ka të ngjarë që të jetë vajzë, dhe nëse foshnja lëviz më herët atëherë ka indikacione të jetë djalë.
Nëse kjo është shtatzënia juaj e dytë, atëherë lëvizjet e foshnjës mund t’i ndjeni shumë më herët.
Për t’i vërtetuar gjitha këto, duhet të prisni javën e 20 të shtatzënisë, me anë të ultratingujve që të zbuloni saktësisht, nëse keni vajzë apo djalë./Gazeta Shneta/