Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” ka qenë ditën e sotme e pranishme Pranvera. Pranvera prej vitesh jeton në Amerikë dhe i është drejtuar emisionit të njohur për t’i dhënë një mesazh dhe për t’i bërë një kërkesë nënës së saj, e cila jeton në Shqipëri.
Pranvera ka rrëfyer para publikut historinë e saj dhe mënyrën se si ajo u largua për në Florida të Amerikës dhe arsyen se përse ka ardhur sërish në vendlindjen e saj. Pranvera ka rrëfyer se para 5 vitesh i doli lotaria për në Amerikë, mirëpo e ka pasur të vështirë t’ja tregonte babait pasi ai do e vuante njësojë si largimin e vëllezërve të saj.
Ajo tha se 5 muaj pasi u largua për në Amerikë mundi të vinte në Shqipëri ku dhe takoi babain e saj, i cili ishte i mërzitur për largimin e Pranverës.
“E pashë babain të mërzitur, por kurrë nuk më tha asnjë gjë. Ata jetonin vetëm, shkonte shpesh vajza ime e voglë që studionet këtu. Kur isha andej, flisja përditë më babain tim edhe pse isha në emigrim. Një ditë më thonë nëna, që babai nuk shikonte më. E pyeta si është puna dhe më tha që nuk e dinte, por kishtë probleme me shëndetin. Vitet kaluan dhe vajza ime e vogël erdhi në Amerikë dhe prindërit e mi mbetën disi vetëm. Vajza ime e madhe u kthye në Shqipëri dhe fëmijët e saj i sollën prindërve të mi hare, gëzim që të gjithë gjyshërit e duan. Por një ditë babai i thotë vajzës sime që të shkonte të jetonte me ata duke i kujtuar një shprehje që vajza ime ja thoshte kur ishte e vogël, “Gjysh me mbaj në kurriz se u lodha dhe kur të bëhesh ti i vogël do të mbaj unë”.
Pranvera tregon se këto fjalë të gjyshit e prekën vajzën e saj, Dorinën, e cila vendosi që të shkonte të jetonte në shtëpinë e tyre.
“Vajza ime Dorina, nuk i hezitoi fjalëve të gjyshit dhe u shpërngul tek shtëpia e prindërve të mi me një dashamirësi dhe kishte gjithë mbështetjen e bashkëshortit të saj. Pas 5 muajsh që Dorina u shpërngul tek babai ai ndërroi jetë. Dorina u kujdes për nnënë time, i dha dashuri dhe respekt gjatë gjithë kohës. Dhe unë e falenderoj me zemër dhe ja kam borxh gjithë jetën”, tregon pranvera.
Po ashtu ajo tregoi se ndonëse i janë lutur mamasë së saj që të shkonte me ta në Amerikë, ajo nuk ka pranuar duke thënë se këtu e ka lënë burri dhe nuk lëviz. Por Pranvera tregon se tashmë ka ardhur koha që vajza e saj Dorina të largohet pasi ka familjen e saj.
Pranvera i ka rrëfyer Arditit që ka marrë një vendim të rëndësishëm. Ajo ka vendosur që të lë Amerikën dhe të vijë të jetojë me nënën e saj në Shqipëri në mënyrë që vajza e saj Dorina të jetojë me familjen e saj.
“Që në mëngjes më ka ardhur një mesazh që zonja Sadete nuk do vinte, dhe mu desh të bëja disa telefonata”, ka treguar Arditi i cili më pas zbuloi se zonja Sadete dhe Dorina me dy fëmijët e saj binjakë kishin pranuar ftesën. Në ekran u shfaq zonja Pranvera, e cila u kërkoi ndjesë që i ka sjellë vërdallë dhe dha mesazhin e saj.
“Jam këtu për dy mesazhe dhe të parin mesazh e kam për ty mami: Dua të vish dhe të jetosh me mua dhe ti ndajmë këto ditë, por mund të kemi dhe shumë vite bashkë, këto gjëra që si kemi thënë dhe ta shikojmë njëra tjetrën në sy dhe ta shpenzojmë këtë kohë të bukur që ka ngelur. Se tani u plaka dhe unë. Ky është mesazh i parë, mendoje dhe njëherë dua të vish dhe të jetosh me mua.
E di dhe që vëllezërit të kanë lutur, por ke vendosur të mos rrish jashtë Shqipërisë, por të rrish këtu dhe unë jam këtu për vetën time, për fëmijët e mi, por edhe për ty. Ka ardhur momenti që Doriana të shikojë familjen e saj, por edhe ta falenderoj atë dhe bashkëshorin e saj”, tha Pranvera. Dhe mesazhi tjetër ishte për vajzën dhe nipërit e saj.
Zonja Sadete, tha se ka dy djem dhe një vajzë dhe kjo e fundit është si drita e diellit që ndrit gjithë dynjanë. “Fati desh që ajo të largohej në një shtet tjetër, të largohej nga unë. Mosha jonë do bëjë siç thonë fëmijët, pasi ata duan që të na kenë afër dhe të çmallen. Me atë do vdes (Pranverën)”. /TVKlan.al/