Ishte mosha 14 vjeçare koha kur Melissa Ohden mësoi se kishte një nënë, e cila kishte tentuar ta abortonte, por falë vëmendjes së një infermiere ajo ishte larguar nga mbetjet mjekësore pasi u dëgjua duke qarë.
‘’Jam rritur duke menduar se kam lindur para kohe dhe se jam adoptuar’’, tregon Meliisa, e cila tashmë është 41 vjeçare, ajo që nuk dija ishte se unë isha destinuar që të vdisja, por ja që jam gjallë, tregon ajo për BBC.
Në vitin e largët 1977, atë botë në një spital të Ajovas, nëna e Melisës e cila ishte 19 vjeçare atëherë, pati një abort për shkak se kishte konsumuar kimikate për 5 ditë me radhë.
Ajo u vendos si mbetje mjekësore dhe peshtone vetëm 1.3 kg, ajo kishte qëndruar aty derisa një infermiere e dëgjoi duke qarë, ajo u dërgua në spital, edhe përse mjekët mendonin se ajo do të kishte një defekt fatal të zemrës apo do të humbte shikimin, por ajo e sfidoi madje edhe vdekjen, dhe ka bërë një jetë të shëndetshme.
Ajo më tej ka shkruar një libër për përvojat e saj, derisa ajo një ditë vendosi që ta kërkoj nënën e saj, ajo nuk arriti ta gjente për rreth një dekadë.
‘Sekreti më i çuditshëm ishte se nëna ime mendoi për 30 vite me radhë se unë kisha vdekur në atë spital’’, tregon Melissa, duke shtuar se asaj nuk i treguan nëse foshnja kishte vdekur apo u dërgua në adoptim.
Ato së pari kishin kontaktuar me email, pastaj ishte momenti vendimtar që ndryshoi tërë rrjedhën e jetës ku nënë e bijë takohen pas 41 vjetësh./Kidstime/