Një vajzë 8 vjeçare është gjetur në Indi duke bashkëjetuar me majmunët.
Vajza, për të cilën raportohet se nuk di të flasë dhe ecën me këmbë dhe duar, është gjetur nga policia në rajonin Bahraich, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo tani po quhet vajza “Mogli”, sikurse djali që rritet nga ujqit në librin “Xhungla” të autorit Rudyard Kipling.
Autoritetet thanë se ajo shihej shumë e përshtatur me jetën e saj me majmunët.
Tani janë duke u munduar të zbulojnë se kush është ajo, nga ka ardhur dhe sa kohë ka jetuar në botë e egër. /Gazeta Shneta/