Shpallja e pavarësisë së Kosovës për shqiptarët është një nga momentet më të lumtura në histori.
E për dikë, kjo ishte festë e dyfishtë. Lumturie Sopa rrëfen momentin e lindjes, vetëm disa minuta pas orës 15:00 të datës 17 shkurt 2008.
Në një dokumentar të realizuar nga REL, nëna tregon për lindjen e vajzës pak momente pasi u shpall Pavarësia në Kuvendin e Kosovës.
“Kam pas momentin e lindjes dhe kam shkua në spital. Unë nuk e kam ditë çka po bëhet sepse jam marr me problemin tem, mirëpo ekipi i mjekëve më than se ‘ti je ajo që na solle pavarësinë në jetë’. Ma uruan pavarësinë e Kosovës dhe Pavarësinë e vogël”, ka rrëfyer nëna.
Vajza Pavarësia tashmë ka mbushur 10 vjet dhe është një nga nxënëset më të veçanta në shkollën e saj.
Ndiqeni storien e Pavarësisë në fillim të videos. /Gazeta Shneta/