Diellza Hoti, vajza e Armenda Aliut e cila u vra me 15 plumba nga bashkëshorti i saj në Prizren, nuk po mund të pajtohet me vdekjen e nënës së saj.
Ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen për nënën e ndjerë, të cilës padrejtësisht iu mor jeta nga burri i saj, shkruan Gazeta Shneta.
“Po më fillon e mbaron dita pa ty, pa thirrjet e përqafimet tua, po pres që po të shoh e po pres me bisedu bashkë si gjithmonë, po më dhemb që çdo qosh i shtëpisë u errësu sepse po i mungon drita e buzëqeshjes tënde, më e bukura që e kam pa ndonjëherë. Ti mam, lulja e njomë, je symbol i bukurisë, çiltërsisë dhe heroizmit. Ty unë t’a kam lakminë për shpirtin fisnik që e ke pasë e për fuqinë e jashtëzakonshme me dominum çdo sfidë. Ti sot padrejtësisht nuk je në mesin tonë, por je në parajsë e po më mbron nga lart, e unë të premtoj që krejt dhimbjen që po e ndjej do t’a kthej në forcë e do t’a vazhdoj rrugëtimin tënd të drejtë. Përjetësisht në zemrën time, të dua mam”, ka shkruar Diellza. /Gazeta Shneta/