Ditën e djeshme në emisionin “Thumb” ka qenë i ftuar moderatori i njohur i “Top Channel” Florian Agalliu i cili krahas punës në televizionin e njohur dhe projekteve të reja ka folur dhe për jetën e tij private.
Siç dihet Flori dhe bashkëshortja e tij janë prindër të një vajze, mirëpo i pyetur se nëse kanë në plan të bëjnë një fëmijë të dytë, moderatori ka habitur teksa ka thënë se vajza e tyre nuk i lejon.
“Po s’do vajza pa mirë, po duhet respektuar. Nuk është se ne po vdesim që ta bëjmë një tjetër në fakt. E kemi menduar por me thënë të drejtën nuk është koha.
Jemi të dy shumë të rinj dhe jemi të dy në kushtet që të bëjmë disa gjëra ndoshta para se të bëjmë edhe një fëmijë të dytë. Por edhe një s’do të ishte keq.”, ka përfunduar Flori.