Alban Skenderaj dhe Miriam Cani pa dyshim se janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.
Tashmë të bërë edhe prindër, ata ndajnë me ndjëksit e tyre edhe foto personale nga jeta e tyre familjare apo edhe momentet kur vajza e tyre, Ameli, luan muzikë në piano.
Së fundmi, Miriami ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku dëgjohet zëri i ëmbël i vogëlushes, e cila i këndon mamit një ninullë.
“Erdhi dita të më vërë Ameli mua në gjumë”, ka shkruar Miriami. Mesa duket, me rritjen e Amelisë dhe lidhja e tyre sa vjen dhe përforcohet më shumë. Me dy prindër të talentuar si Miriami dhe Albani dhe me një zë si të Amelisë, me siguri në të ardhmen do ta shohim të ndjekë dhe vogëlushja rrugën e muzikës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=10&v=WrSb2Kxr8aM