Një nënë ka folur për dhimbjen e saj pasi vajza e saj 18 vjeçare vdiq nga një grip që ishte vdekjeprurës që aktualisht është në Britaninë e Madhe.
Ajo vdiq javën e kaluar, nga virusi i njohur si ‘pneumonia’.
‘Unë jam thyer tërësisht, bota ka rënë mbi mua’, shprehet nëna e vajzës e cila po përjeton një humbje të madhe të vajzës së saj të bukur, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa në një reagim emocional në Facebook, ajo shpjegoi se sa e thyer ishte, ndërsa ky postim ka marrë reagime nga më të ndryshmet.
Për nënë kjo humbje është tragjike, e dikujt që ishte e përsosur, e sjelljshme, me bukuri të rrallë, humor, argëtim, muzikë dhe me të arritura të larta në studime.
Po ashtu edhe miqtë janë shprehur se ajo ishte një anëtare që çdo gjë ka bërë me përkushtim të plotë.
Ndërsa vajza 18 vjeqare donte të studionte për Mami në Universitetin Aberdeen gjatë këtij viti./Gazeta Shneta/