Një adoleshente e cila është shtatëzënë dhe në të njëjtën kohë e diagnostikuar me tumor të trurit i cili është i pashërueshëm, ka vetëm tre deri në nëntë muaj për të jetuar.
Dana Scatton 17 vjeçarja e cila është shtatëzënë me një vajzë të vogël, ka një tumor të rrallë të trurit të njohur si ‘DIPG’, transmeton Gazeta Shneta.
Përafërsisht rreth 300 fëmijë janë të diagnostikuar çdo vit në SHBA, dhe më së shumti është prezente mes moshës pesë dhe nëntë vjeçare.
Mjekët po përpiqen të shtyjnë afatin për të lindur beben brenda tre javëve të ardhshme, me anë të laserit dhe kështu do të zvogëlonte rrezikun e komplikimeve të fëmijës.
Ndërsa Dana në mendje nuk e ka shëndetin e vet, por se ‘a është fëmija im në rregull’.
Prindërit po presin që të ndodh mrekulli. Dana shtoi se ‘dua të jem një nënë e mrekullueshme’./Gazeta Shneta/