Infeksionet e cënojnë shpeshherë shëndetin, ku në raste të veçanta, dinë të jenë edhe vdekjeprurëse.
Ndërsa ishte një pushim me familjen e saj në Uells, 13-vjeçarja Jemma-Louise Roberts u sëmur për herë të parë. Ajo atje u diagnostikua me Norovirus, e cila doli të ishte diagnoza e gabuar.
Në të vërtetë, ajo nuk kishte vetëm një virus që sjellte të vjellura, por ajo kishte TSS, transmeton Gazeta Shneta.
Domethënë, Jemma-Louise ishte një notare dhe filloi të përdorte tampona në mënyrë që të ishte në gjendje të stërviste ndërsa ajo po kalonte ciklin menstrual të saj.
Pasi Jemma u rikthye në qytetin e saj, ajo bëri analiza gjaku që treguan se kishte prova të baktereve të stafilokokut, të lidhura me sepsë dhe TSS.
Më pas, mjekët konkluduan se kishte një infeksion bakterial i cili nuk ishte aq i zakonshëm, për të cilin thonin se ishte shfaqur si shkak i përdorimit të tamponëve.
Manchester Evening News kishte njoftuar se Jemma-Louise vdiq ndërsa ishte në makinë, si shkak i një gjakderdhjeje në tru.
Kjo ndodhi vetëm një javë pasi ia dhanë diagnozën e duhur./Gazeta Shneta/