Ekzistojnë disa barëra të caktuara natyrale që përmirësojnë pjellorinë, në veçanti shanset për të ngelur shtatzënë me binjakë apo më shumë, transmeton Gazeta Shneta.
1. Vaj aguliçe:
Vaji i aguliçes është i famshëm për përmirësimin e pjellorisë. Ndihmon në promovimin e prodhimit të shëndetshëm të mukusit të qafës së mitrës që rrjedh në traktin riprodhues. Mukoza e shëndetshme lejon që spermatozoidi të mbijetojë për ditë të gjata brenda vezores. Është e këshillueshme të merret vaj aguliçe në kohën e kulminacionet të menstruacioneve, më konkretisht në periudhën e ovulacionit.
2. Jamballi:
Kjo barishte e ëmbël rregullon ciklin menstrual dhe e bën më të lehtë për ju të mbani shënim hapat e ovulacionit tuaj. Jamballi ndihmon në kontrollin e nivelit hormonal të testosteronit dhe estrogjenit, duke mbështetur kështu tërë procesin e konceptimit.
3. Vaj liri:
Vaji i lirit ka aftësi të madhe për të rritur pjellorinë tek gratë dhe rrit shanset për të konceptuar binjakët në mënyrë natyrale. Ky vaj rregullon prodhimin hormonal dhe mban një cikël të rregullt menstrual. Kjo siguron një ekuilibër të duhur të progesteronit dhe hormoneve të estrogjenit.
Rekomandohet konsultimi me ndonjë mjek popullor apo me ndokë që ka njohuri me mjekësinë popullore, me qëllim që të gjitha këto mjete natyrale të përdoren në mënyrë të moderuar dhe të jenë sa më efektive./Gazeta Shneta/