A janë ketonet sekreti i djegies së dhjamit dhe humbja e peshës?
‘Ketonet’ është një nga ato fjalët që ju i dëgjoni shpeshherë në diskutimet për humbjen e peshës, por a e dini se çka janë ato?
A e mbani në mend dietën e Atkins? Nëse po atëherë ju e dini se ku e keni dëgjuar këtë fjalë më së shpeshti. Kjo dietë ishte e gjitha rreth ketoneve – përbërës të prodhuar kur trupi juaj e kthen dhjamin në energji, transmeton Gazeta Shneta.
Trigliceridet (MCT) që gjenden në vajin e kokosit janë një burim i mirë i ketoneve.
Ndryshe prej shume yndyrave tjera të cilat tretën në sistemin tretës, MCT-jat kthehen natyrshëm në ketone në mëlçinë tuaj dhe pastaj lirohen në qarkullimin e gjakut që të përdorën si karburant për trupin tuaj.
Vaji i kokosit është i përbërë prej 66% MCT. Vetëm keni kujdes që të zgjedhni një paketim ku shkruan ‘virgin’ që të garantoheni që është vaj i papërpunuar. /Gazeta Shneta/