Vaginoza bakteriale, infeksion i cili nuk iu braktisë kurrë

2019-07-10 në ora 18:00

Vaginoza bakteriale është një mik i padurueshëm i cili nuk do të iu braktisë asnjëherë. Vetëm kur mendoni se po dalin ato kthehen përsëri. Ky lloj i bakteries ka erë si peshku, lë një gjurmë shkarkimi dhe i shkakton kruarje vaginës tuaj.

Vaginoza bakteriale është irrituese dhe e vështirë për ta hequr qafe. Studimet sugjerojnë se 10-30% e grave që kanë marrëdhënie seksuale me meshkujt dhe 20-50% e grave që kanë marrëdhënie seksuame me gratë do të përjetojnë vaginozën bakteriale në një moment. Mbi 50% e njerëzve që marrin vaginozë bakteriale do të duhet ta durojnë atë për 12 muaj.

Ky infeksion çon në një kombinim brutal të simptomave vaginale: shkarkim që i vie era peshk, djegie kur urinoni dhe kruarje brenda dhe jashtë vaginës. Megjithëse vaginoza bakteriale është një nga infeksionet bakteriale më të zakonshme, ekspertët ende nuk e dinë se çfarë e shkakton atë. Supozohet se ky infeksion godet kur më shumë “baktere të sëmura” rriten brenda vaginës tuaj sesa “bakteret e shëndetshme”, sipas MedlinePlus, transmeton Gazeta Shneta.

Pavarësisht nga çdo gjë që nuk dimë për vaginozën bakteriale, ekzistojnë disa faktorë që me siguri mund të prishin pH-në tuaj vaginale dhe të ndikojnë që të merrni përsëri infeksionin. Për shembull, përdorimi i deodorantëve vaginal kanë tendencë për të bërë më shumë dëm sesa dobi. Përveç kësaj, njerëzit që kanë marrëdhënie seksuale me partnerë të shumtë janë të lidhur me një prevalencë më të lartë të baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë në vaginë. Edhe seksi i pambrojtur mund të shkakojë vaginozë bakteriale, ndonëse nuk është infeksion seksualisht i transmetueshëm./GazetaShneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *