Përpara se të lindte bebja juaj, me siguri që ju e keni imagjinuar se si do të jetë ta perqafoni dhe ta ushqeni atë. Mbase keni vendosur tashme që ta ushqeni me qumështin e gjirit.
Por tani që bebja juaj bën pjesë në njësinë e kujdesit intensiv të të lindurve para kohe, mund t’iu duhet të rregulloni planet. Për arsye se të ushqyerit është më parësor dhe kjo situatë pritet që të jetë e mbushur me emocion për ju.
Perdorni kombinimin e qumështit të gjirit dhe qumështit pluhur, ushqyerjes me biberon gjë qe funksionon më së miri për ju dhe për beben tuaj.
Ushqyerja me gji
Ushqyerja me gji sjellë shumë përfitime të mrekullueshme dhe jetësore për të gjithë të porsalindurit ,veçanërisht për ato bebe të lindura para kohe ose bebet e sëmura. Por, shumë bebe të lindura para kohe nuk janë gati të ushqehen me qumësht gjiri që në fillim të ardhjes së tyre në botë.
Nenat mund të mësojnë se si ta shtrydhin qumështin e gjirit në mënyrë që ti kalojë bebes me anë të një tubi deri në stomakun e tyre. Nëse bebja juaj nuk e thith dot vetë qumështin atëherë mënyra më e mirë për të është ushqyerja me tub.
Në fillim do të mërziteni dhe zhgënjeheni nga përdorimi i një pompe elektrike për të ushqyer beben tuaj të uritur, por kjo ndodhë kur puna nuk po shkon siç e kishit parashikuar.
Akoma, sigurimi i qumështit të gjirit për beben tuaj mund të ju ndihmojë edhe juve sepse duhet ta tejkaloni trishtimin tuaj. Qumështi i gjirit është special dhe me shumë vlera, më i miri që mund t’i jepni fëmijës tuaj. Kur bebi juaj të jetë gati për të thithur atëherë vendoseni atë direkt në gjirin tuaj.
Disa ide se si mund ta ushqeni me gji që mund të j’u ndihmojnë edhe ekipi i mjekëve gjatë qëndrimit në inkubator:
– Fillo të shtrydhësh gjirin me pompë sa më shpejt, një pomë elektrike që mund të jetë në spital do ju ndihmojë
– Kujdes me gjirin, krijo një rutinë të shtrydhjes, kupto kohën kur gjiri juaj ka nevojë të shtrydhet
– Sapo të stabilizohet gjiri, fillo ta shtrydhësh me pompë afërsisht 8 herë gjatë ditës
– Duhet të jesh e sigurt që e ke zbrazur të gjithë gjirin gjatë pompimit
– Mos u frikëso nëse mendon se nuk ke aq qumësht sa është e nevojshme, mundohu të jesh e qetë, të pushosh e të pish lëngje mjaftueshëm
– Nëse fëmija juaj do të jetë gati të thithë krijo një ambjent të qetë, mundësisht në gjysëm errësirë në një dhomë të qetë, ku ai të mos ketë asnjë stres dhe të pijë gjirin tuaj pa u ndikuar nga asnjë faktor i jashtëm
– Mundohu ta mbash në një pozicion sa më të rehatshëm që bebi të mos thithë ajër bashkë me gjirin dhe të krijojë efektin mbytës.
– Edhe nëse nuk ia arrin dot ta vendosësh në gji, mos u dëshpëro, mjafton që ai të pijë me shishe dhe do vazhdosh me qetësi t’a ushqesh kështu me qumështin tënd dhe me qumësht formula. / Gazeta Shneta