Ndërsa nuk ka asnjë provë shkëncore për të mbështetur pretendimin se ushqimi ndikon në erën e vaginës, nuk do të thotë që dieta nuk ka ndonjë ndikim në të.
Në fakt, shumë ekspertë besojnë se ushqimi luan një rol thelbësor në shëndetin e vaginës, transmeton Gazeta Shneta.
Shumë njerëz prentedojnë se kanë “kuruar” problemet e përditshme si vaginoza bakteriale përmes dietës së tyre.
Ndërsa ekzistojnë prova të kufizuara në të gjitha mënyrat, ato që hani mund të iu bëjnë më të prirur ndaj infeksionit, gjinekologët paralajmërojnë.
Hulumtimet tregojnë se të hani një dietë me pak yndyrë, me kalori të lartë dhe me vitaminë të ulët mund të rrisni rrezikun e zhvillimit të vaginozës bakteriale.
Sheqeri
Sheqeri ndikon që të zhvilloni infeksionin maja. Maja e do sheqerin, ngrohtësinë dhe lagështinë – kështu që nëse jeni duke ngrënë ëmbëlsira, atëherë po i krijoni një ambient të përshtatshëm për t’u rritur.
Mishi i kuq mund të shkaktojë erë
Mishi i kuq iu bën të djersiteni më shumë dhe iu bën të keni aromë të keqe. Është me të vërtetë e vështirë për të tretur mishin dhe trupi juaj duhet të punojë shumë. Në varësi të kimisë tuaj të trupit personal, ajo erë e keqe mund të zgjasë deri në dy javë.
Kafeja mund të çojë në thatësi vaginale
Mund të jetë e shkëlqyeshme për përqendrimin dhe metabolizmin por kafeja mund të mos jetë gjëja më e mirë për vaginën tuaj. Ndryshon erën e lëngjëve tuaja trupore dhe mund të shkaktojë një ndryshim të lehtë të bilancit tuaj të pH.
Por, kafeja dhe burimet e tjera të kafeinës gjithashtu mund t’ju lënë të dehidratuar. Dhe nëse jeni të dehidratuar, ndoshta edhe vagina juaj është gjithashtu.
Pirja e ujit mund ta përmirësojë atë
Klinika Mayo thotë se shumica e njerëzve duhet të pinë të paktën tetë gota ujë në ditë. Nëse pini kafe, megjithatë mund të dëshironi të pini më shumë ujë. Sipërfaqja e vaginës tuaj është e njëjtë me pjesën e brendshme të gojës tuaj, kështu që sa më mirë të hidratoheni aq më mirë do të jenë ato membrana.
Pirja e ujit do të ndihmojë gjithashtu të heqni qafe çdo erë të pakëndshme nga ushqimet me erë të keqe që keni ngrënë. /GazetaShneta/