Ushqimet e skuqura gjatë periudhës së shtatzënisë mund të jenë të dëmshme si për nënën, ashtu edhe për fetusin apo beben e ardhshme.
Këtë konstatim e ka arritur stafi i hulumtuesve nga Universiteti i Goldsmith, të cilat përgjatë një studimi konfirmuan se një substancë përbërëse e këtyre lloj ushqimeve, e njohur si ‘acrilmade’, është potencialisht kancerogjene.
Në rastin e ushqimeve të skuqura, kjo substancë prodhohet gjatë gatimit dhe mund të ndikojë në zhvillimin e trurit të fetusit gjatë shtatzanisë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të zgjedhim ushqimet që konsumojmë gjatë shtatzanisë, por mbi të gjitha duhet të kemi kujdes në përgatitjen e tyre.
Ushqimet e skuqura duhet të jenë në një masë të kufizuar, sepse nga studimet shkencore ka dalë që këto ushqime mund të krahasohen me ilaçet për shkak të efekteve të tyre të dëmshme./Pernenat.al/