Avokado shpesh quhet një nga ushqimet më të përkryera, pasi përmban shumë lëndë ushqyese. Në përbërje të tyre kanë vitaminat B (minus B12), vitaminë C dhe minerale të shumta. 88% e një avokado përbëhet nga yndyra të shëndetshme.
Pse fëmija duhet te konsumojë avokado?
Avokado është një ushqim i përsosur për fëmijën. Janë të buta dhe mund t’ja bëni pure.
Vitaminat
Vitamina C – Ky antioksidant i fuqishëm është i rëndësishëm për rritjen e sistemit imunitar
Vitamina K- Ndihmon në ndërtimin e një sistemi të shëndetshëm skeletor
Vitamina B5- Eshtë thelbësore për prodhimin e hormoneve dhe kolesterolit dhe për metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave
Vitamina B6 – E nevojshme për të metabolizuar proteinat, yndyrën dhe karbohidratet dhe ndihmon në formimin e një truri të shëndetshëm.
Folete- Kjo vitaminë B ndihmon për ndërtimin e një truri të shëndetshëm dhe mbron sistemin nervor.
Mineralet
Kaliumi – Ky mineral bashkëpunon me natriumin për mbrojtjen e muskujve të zemrës.
Bakri – Është thelbësor për formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrit aftësinë e trupit për të përmirësuar indet.
Magnezi – Ndihmon në rregullimin e prodhimit të energjisë dhe është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve dhe kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.
Mangani – Një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi.
Fosfori – Ky mineral është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm./pernenat.al/