Së paku një e treta e vdekjeve të hershme mund të parandalohen nëse mishi ndërprehet nga dietat në nivel global, kanë gjetur hulumtime të reja.
Një studim nga Universiteti i Harvardit zbuloi se pothuajse një milion jetë amerikane mund të shpëtoheshin çdo vit nëse njerëzit do të eliminonin mish nga dietat e tyre, një numër shumë më i lartë se sa ishte menduar më parë, transmeton Gazeta Shneta.
Për vite me radhë ekspertët shëndetësorë po përpiqen të identifikojnë dietat më të mira për t’u ndjekur, pasi hulumtimi tregon se katër shkaqet kryesore të vdekjes në SHBA janë të parandalueshme me një mënyrë jetese të shëndetshme, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Hulumtuesit në Harvard thonë se gjetjet e tyre të reja tregojnë se njerëzit janë duke nënvlerësuar shumë përfitimet e një diete të bazuar në bimë, sipas të përditshmës ‘The Telegraph’./Gazeta Shneta/