Ushqimi me gji kur nëna nuk ndihet mirë

2017-03-25 në ora 09:06

Në qumështin e nënës gjenden antikorpe shumë të vyera

Nëse nëna nuk ndihet mirë nuk ka asnjë arsye pse të ndërpresë ushqyerjen me gji, ajo jo vetëm do t’i hiqte fëmijës një ushqim shumë të shëndetshëm në çdo moment por edhe do ta privonte atë nga antikorpet që trupi i saj ka prodhuar për të luftuar infeksionin viral apo bakterial që tashmë është shfaqur.

Ndërsa ju mendoni se gjatë ushqyerjes me gji do t’i transmetoni fëmijës problemin tuaj shëndetësor, na duhet t’ju themi se këtë ai mund ta bëjë edhe para shfaqjes së simptomave.

Si duhet të veprojmë në rast të vjellash?

Zakonisht virozat shoqërohen me diarre dhe të vjella, të cilat nuk duhet të ndikojnë aspak në ushqyerjen me gji të fëmijës. Fëmija nuk sulmohet nga virusët apo bakteriet, kjo pasi trupi i nënës ka prodhuar antikorpe të cilat i luftojnë ato.

Përsa i përket mirëqënies së nënës është shumë e rëndësishme që ajo të konsumojë sa më shumë lëngje për të shmangur rrezikun e dehidratimit për shkak së të vjellave dhe diarresë.

Bëni sa më shumë pushim

Nëna duhet të pushojë sa më shumë. Nuk është e lehtë të kujdesesh për një fëmijë të vogël ndërsa je me temperaturë të lartë apo diarre/të vjella. Nëse ai është një bebe e ushqeni shtrirë në çdo moment kështu ai do të qaj më pak duke qënë se do të qëndrojë në gjirin tuaj dhe ju nuk do të bëni sforcim për të qëndruar ulur.

Nëse bebi është më i madh mund t’ju ndihmojë dikush dhe t’jua sjellë vetëm për të pirë. Nëse nuk keni dikë që t’ju ndihmojë mund të merrni sa më shumë libra, fletë dhe lapsa me ngjyra dhe të mundoheni ta argëtoni duke qëndruar shtritë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *