Për nënat e reja, gjidhënja mund të duket si një eksperiencë e vështirë dhe e panjohur.
A është i mjaftueshëm qumështi për ta ushqyer beben? Sa duhet t’i ofrojë për të pirë gjatë ditës? Dhe, shumë pyetje të tjera, të cilat lindin thjeshtë nga shqetësimi.
Për të pasur qumësht kualitativ, dhe adekuat për beben, ju duhet të bëni kujdesë të shtuar në ushqimet që zgjedhni të hani, pijet, sasia e gjumit që e bëni, dhe shumë faktorë të tjerë.
Prandaj, për t’ua lehtësuar punën në përzgjedhjen e ushqimeve që iu ndihmojnë në këtë aspekt, Gazeta Shneta, iu sjellë listën e disa ushqimeve që mund t’i konsumoni për qumësht më të fuqishëm të gjirit:
Tërshëra: Konsiderohet si energjia natyrale e trupit, që përmbanë fibra, dhe shumë materie të shëndetshme për trupin.
Spinaqi dhe fletat e panxharit të kuq: Që të dyja përmbajnë hekur, kalcium dhe acid folik. Ky kombinim jo vetëm se do t’iu detoksifikoj organizmin, dhe do të bëj qumështin me plot agjent mbrojtës, por edhe do ta forcojnë beben tuaj
Hudhra: Bën rritjen e vëllimit të qumështit, dhe iu mbronë nga viruset juve dhe beben.
Karrota: Një gotë lëngu karrote në mëngjes, do të bëj mrekulli në rritjen e latozës në organizmin e nënës. Përpos të tjerave, karrota do t’iu ofrojë vitaminën A, juve dhe bebes.
Ujë dhe lëngje: Do të rrisni volumin e qumështit, dhe do të mbroni organizmin nga dehidrimi.
Elbi: Edhe elbi ka veti hidratimi dhe forcimi të organizmit. Pijeni ujin e vlimit të elbit gjatë gjithë ditës, pasi ta keni kulluar.
Bajamet: Janë të pasura me Omega-3 dhe Vitaminën E.
Çka duhet të shmangni?
Largohuni nga ushqimet që shkaktojnë gazra, si patatja, mango, bananja, minti, gjethet e lakrës, majdanozi, etj., sepse të gjitha këto zbresin prodhimin e qumështit në gjirin tuaj. /Gazeta Shneta/