Po provoni të ngeleni shtatzënë? Më poshtë janë ushqimet që mund të shtojnë shanset nëse konsumohen.
Jeni në dijeni se ekzistojnë shumë rregulla në lidhje atë që mund dhe nuk mund të hani sapo të mbeteni shtatzënë, por çfarë nëse jeni duke u përpjekur? A mund të përmirësojnë disa ushqime aftësinë tuaj për të bërë një fëmijë? Absolutisht.
Nëse jeni duke filluar të shtoni një anëtar në familjen tuaj ose keni qenë duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë për një kohë, më poshtë mund të gjeni shtatë ushqime për rritjen e plleshmërisë, transmeton Gazeta Shneta.
Fasulet
Hulumtuesit në Shkollën e Harvardit të Shëndetit Publik kanë shikuar për së afërmi afro 19,000 femra që përpiqeshin të ngeleshin shtatzënë dhe kanë gjetur se shterpësia ishte 39 përqind më e madhe në gratë me konsum më të lartë të proteinave shtazore.
Por gratë që konsumuan shumë proteina bimore kishin më pak gjasa që të kishin probleme në konceptim.
Akullorja
Studimi nga Shëndeti Publik i Infermiereve zbuloi se një ose dy porcione ditore të produkteve qumështore (një ndër ta edhe akullorja) mbrojnë ovulimin kundër infertilitetit.
Gjethet e perimeve të gjelbra
Spinaqi, romaine, arugula, brokoli dhe zarzavatet e tjera me gjethe të gjelbra janë të larta në folatë, një vitaminë B që disa studime kanë treguar mund të përmirësojë ovulimin. /Gazeta Shneta/