Në këtë kohë, bebja juaj ka gatishmëri që të marrë ushqime të ngurta, përveç qumështit të gjirit apo formulës. Prandaj përzgjedhja me kujdes e ushqimeve për beben tuaj është një punë me mjaft përgjegjësi.
Por cilat janë ushqimet e para që duhet t’ia prezantoni fëmijës suaj?
-Fruta të freskëta, siç janë bananet, mollët, dardha, pjeshkë.
-Perime të gatuara, si karota, patate të ëmbël kësaj mund t’i shtohet edhe mish i pastër.
Po ashtu ju mund t’i jepni bebes suaj edhe sasi të kosit i cili është pa sheqer, mirëpo keni kujdes nuk duhet ta përdorni qumështin e lopës deri në 1 vit, transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë mes të ushqimeve për bebet 4 deri në 6 muaj futen edhe drithërat, fasulet, bizele të zeza apo tërshëra.
Duhet të keni parasysh që ushqimet e reja duhet t’ia prezantoni foshnjës suaj një nga një në mënyrë që bebja juaj të ambientohet me çdo lloj të ushqimit./Gazeta Shneta/