Studimi më i ri i mjekëve pediatër amerikan, ka treguar se me cilat ushqime duhet të bëni kujdesë, kur të filloni të ushqeni beben në muajt e parë me ushqimin plotësues.
Sipas tyre, pureja e orizit është ushqimi më i mirë për të nisur si ushqim të parë për beben, dhe duhet t’i shmangni ushqimet me grurë në çdo aspekt.
Kjo për shkak se sistemi tretës te bebet është ende i papjekur apo i pa formuar tërësisht, gjë që nënkupton se nuk prodhon mjaftueshëm enzimën për tretjen e karbohidrateve. Mos tretja e duhur e ushqimit, përherë rezulton me çrregullimin e balancit të florës natyrale të zorrëve.
Por, me çka duhet dhe me çfarë nuk duhet ta ushqeni beben në muajt e parë, sipas pediatërit?
Shmangeni të bardhën e vezës për fëmijët nën 1 vjeç. Kjo substancë, i ndihmonë trurit të rris kolesterolin dhe acidetet e ngopura. Prandaj, nëse dëshironi t’i ushqeni bebet me vezë, përdoreni vetëm të verdhën e saj, duke e bërë bashkë me qumësht të gjirit, jogurt, apo çfarëdo produkti të lëngshëm të qumështit që e zgjedhni. Përpos përbërësve natyral dhe të rëndësishëm që ofron kjo recetë, bebja do të filloj edhe të flas më herët! /Gazeta Shneta/