Që prej muajit të 6-të, fëmija fillon të marrë ushqime solide, që zakonisht rekomandohen të jenë të shëndetshme.
Cilat mund te jene ushqimet e para të fëmijës?
- Drithërat. Janë të pasura edhe me hekur që është tepër i rëndësishëm për rritjen e fëmijës.
- Avokado. Është e butë dhe kremoze, tolerohet mirë nga organizmi i bebes dhe mbi të gjitha përmban yndyrna shumë të shëndetshme.
- Bananet (nga muaji i 6). Janë me shije të ëmbël dhe pranohen lehtë nga bebet. E ndihmojnë gjithashtu edhe në tretje.
- Patatja e ëmbël. Disa mjekë mendojnë se ajo bashkë me bananen dhe avokadon janë ushqimet më ideale për të filluar ushqerjen.
- Kungulli i verdhë (në stinën e dimrit). Mund ta zieni apo ta piqni në avull. Për ta bërë më të hollë mund të shtoni edhe qumësht.
- Dardha dhe molla. Shumë të pasura me elementë të rëndësishëm. Do t’ju këshillnim t’i zienit më parë.
- Veza. E verdha e vezës do të jetë një ushqim që mund të përdoret në fillimet e ushqyerjes. Kështu rreziku i alergjisë do të ulet.
- Nga muaji i 7-8 fëmija mund të konsumojë edhe mango, drithëra të ndryshme, kajsi, manaferra, kivi, nektarina, papaja, brokoli, patëllxhan, speca, mishin, etj.
- Nga muaji i 10 mund të konsumojë peshkun dhe nga muaji 12 qumështin e lopës, agrumet etj.