Sa duhet të ha?
Preferohet dy deri në tri vakte në ditë, si dhe sigurohuni që të qëndroni të hidratuara.
Qumështi dhe uji janë hidratuesit më të mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Në mënyrë anekdotike, mendohet se hidratimi ndihmon në rritjen e furnizimit me qumështit, edhe pse kërkimet sugjerojnë se kjo ka të bëjë më shumë me frekuencën e të ushqyerit apo të shprehurit.
Çfarë të ha
Sipas NHS, nuk ekziston ndonjë “dietë” e veçantë që duhet ndjekur gjatë periudhës kur jepni gji, megjithëse duhet të krijoni zakone të shëndetshme të të ushqyerit.
Ushqimet si: karbohidratet (buka, makaronat, patatja dhe orizi), proteinat, yndyrërat e shëndetshme, qumështi, frutat dhe perimet janë ndër ato ushqime të cilat u preferohen nënave gjidhënëse.
Edhe pse nuk ka kurrfarë dëmi në marrjen e suplimenteve gjatë gjidhënies, vitamina e vetme që NHS rekomandon në këtë periudhë është vitamina D (10 mikrogramë në ditë)./Gazeta Shneta/