Në një moment gjatë shtatzënisë mund të ndjeni një ndjesi djegie të pakëndshme në gjoks, e ky, mund të jetë një urth.
Urthi, i cili ndryshe quhet edhe acid dispepsi është një ndjesi djegie që shpesh shtrihet nga fundi i gjoksit deri në pjesën lart të fytit.
Gjatë shtatzënisë placenta prodhon një hormon të quajtur progesterone. Ky hormon e relaksoni valvulën që ndan ezofagun nga stomaku, duke lejuar që acidet të depërtojnë, dhe kështu keni ndjesi të djegies.
Më vonë këto ndjesi do të shkaktohen nga foshnja juaj që do të bëjë presion në bark, dhe do të ndjeni djegësim në fytin tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Si mund ta lehtësoni urthin?
Shmangni pije të gazuara, çokolata, ushqime acidike si agrume apo domate dhe ushqime të djegësta apo të skuqura.
Mundohuni të hani ushqime të lehta gjatë gjithë ditës, dhe hani në sasi më të vogla.
Shmangni ushqimin dy deri në tre orë para gjumit, derisa bisedoni me ofruesin tuaj mjekësor për ndonjë medikament që mund ta lehtësoj urthin, apo nëse keni ndonjë simptomë të rrezikshme./Gazeta Shneta/