Brenda një muaji në Klinikën e Urologjisë në QKUK i kanë marr titullin specialistë dy mjekë të rinj.
Dr. Halil Xhibexhiu dhe Dr. Alban Hasani kanë specializuar në muajin maj, përkatësisht në muajin qershor.
Xhibexhiu ka mbrojtur provimin specialistik para komisionit të përbërë nga Ass. Dr. Isa Haxhiu, Ass. Dr. Fahredin Veselaj dhe Ass. Dr. Petrit Nuraj, shkruan Gazeta Shneta.
“Pas një rrugëtimi të gjatë sot me 23.05.2019 para komisionit Ass.dr.Isa Haxhiu-kryetar,Ass.dr.Fahredin Veselaj dhe Ass.dr.Petrit Nuraj-anëtar,mbrojta provimin specialistik dhe mora titullin Specialist i Urologjisë. Fillimisht falënderoj familjen që me ka përkrahur gjate gjithë kësaj kohe. Falënderoj anëtart e komisionit, mentorin klinik Dr. Arber Neziri dr.sci. gjithë stafin e kl.së Urologjis-QKUK, SHUK, stafin e repartit të Kirurgjis dhe Urologjis-SR.Prizren per kontributin e dhën në përgatitjen time profesionale”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Para komisionit tjetër të përbërë nga Veselaj, Nuraj dhe Dr. Xhevdet Çunit, ka kryer provimin specialistik edhe Dr. Alban Hasani. /Gazeta Shneta/