Deputetja Vjosa Osmani ka bërë një dedikim për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në urimin e saj, Osmani e ka bashkëngjitur edhe një fotografi të vajzave të saj binjake, transmeton Gazeta Shneta.
“Miqve të mi amerikanë, si atyre afër ashtu edhe atyre larg: Sot vajzat e mia mund të marrin frymë lirshëm dhe ta ndjejnë lirinë, nuk kanë frikë për jetët e tyre, mund të valëvisin flamurin e shtetit të tyre lirshëm, të edukohen në gjuhën e tyre dhe të vizitojnë vendin e punës së prindërve të tyre.
Ato nuk do të rriten në frikë si nëna dhe babai i tyre (dhe shumë breza para tyre). Ne u kemi borxh prandaj jo vetëm për pavarësinë e vendit tonë por edhe për jetët tona. Prandaj mbetemi PЁRJETЁSISHT MIRЁNJOHËS”, ka shkruar deputetja Osmani.
“Urime Dita e Pavarësisë Amerikë dhe ju falënderojmë që kurrë nuk ia kthyet shpinën qytetarëve të Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë mes dy vendeve tona”, ka shtuar ajo.
Dy vajzat e vogla kanë lindur në vitin 2014. Njëra quhet Dua kurse tjetra Anda.
Në disa fotografi që i ka të publikuara në facebook, Vjosa i vesh binjaket njëjtë.
Shikoni sa të lezetshme janë. /Gazeta Shneta/