Kardiologia Aurora Bakalli ka uruar në mënyrë të veçantë infermieret e QKUK-së.
Bakalli i ka quajtur të mrekullueshme ato, duke thënë se sakrifikojnë momentet më të mira të jetës së tyre, duke qëndruar pranë pacientëve.
“Ju jeni pjesa e heshtur e imazhit te mjekesise, por pa asnje dyshim shume, shume e rëndësishme”, ka shkruar Bakalli.
Lexoni postimin e saj të plotë:
Per infermieret
E inspiruar nga postimi i infermieres Lendita Bogujevci gjate nates se nderrimit te motmoteve.
Urime!
Gjithe secila nga Ju jeni te mrekullueshme. Edhe ne çastet me te rendesishme per familjet tuaja, Ju shume shpesh nuk jeni prane tyre, por jeni ne sherbim te pacienteve. Kjo eshte sakrifice qe mund ta bejne mantelbardhet, madje me fetyra te buzeqeshura, sikur ne kete foto.
Prandaj, ky urim shkon per ty Lendite e dashur dhe te gjitha infermieret. Ju jeni pjesa e heshtur e imazhit te mjekesise, por pa asnje dyshim shume, shume e rendesishme.
Duke ju deshiruar nje vit te mbare, me permiresim te mireqenies, kushteve te punes dhe respektit, Gezuar 2018!
Me respekt,
Dr. Aurora.