Pothuajse të gjithë prindërit konsiderojnë se është uria – arsyeja pse fëmija nuk dëshiron të flejë dhe nuk rehatohet në kohën e gjumit.
Por në fakt kjo nuk është arsyeja e vetme. Fëmijët mund të mos flenë për shkak se kanë uri, por janë edhe disa shkaqe tjera të cilat mund t’i mësoni më poshtë.
Ka uri. Fëmija deri në muajin e 18 mund të ndiejnë uri gjatë natës por edhe në momentin që shkon për të fjetur pavarësisht mënyrës së ushqyerjes.
Ka etje. Mbani gjithmonë një biberon me ujë pranë krevatit tuaj në mënyrë që t’i jepni fëmijës shpesh nga pak.
Janë shumë të lodhur. Mendoni se po ta lodhni më shumë ai do të flejë më me lehtësi? Gaboheni! Edhe stimulimi është diçka tepër negative. Para gjumit fëmija duhet të kryejë sa më shumë aktivitete të qeta.
Ata kanë nevojë të thithin. Nuk ka rëndësi nëse është një shishe, gji, apo biberon fals. Nëse do t’i mësoni një çuço do të jetë edhe më mirë.
Është duke i dalë një dhëmb. Disa fëmijë e kalojnë shumë lehtë këtë fazë, ndërsa disa të tjerë nuk janë aspak të qetë dhe madje as në gjumë.
Janë duke mësuar diçka të re. Mund të jetë një fjalë e re, hedhja e një hapi, qëndrimi ulur etj, gjë e cila do ta bëjë fëmijën të flejë me vështirësi si pasojë e mësimit të kësaj aftësie të re.
Kanë një dhimbje ose ndihen keq. Ata mund të ndiejnë edhe dhimbje të tjera përveç asaj të dhëmbëve, dhe në këtë rast do t’ju vinte shumë në ndihmë një masazh para gjumit.
Ata kanë nevojë të ndryshojnë rutinën. Ata mund të kenë nevojë për më pak dremitje dhe më shumë aktivitet dhe për këtë arsye duhet t’i përshtateni nevojave duke ndryshuar rutinën e fëmijës.
Ju duan pranë vetes. Mami duhet të jetë gjithmonë pranë jush, nëna është qënia për të cilën ata kanë më shumë nevojë. /Gazeta Shneta/