Mjekë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë kanë marr pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit në New York të SHBA-së.
“Përkujtimi i viktimave të 11-09-2001, në sheshin ‘Bill Clinton’- Prishtinë, organizuar nga Shoqata ‘Miqtë e Amerikës’. Urgjenca e Prishtinës së bashku me Policinë dhe Brigadën e Zjarrfikëseve, solidarizohen me pjesëmarrje dhe aktivizimin e sirenave në nderimin e viktimave të këtij sulmi. Ne përgjithmonë do të jemi mirënjohës ndaj popullit amerikan!”, thuhet në njoftimin e QMU-së.
Kujtojmë se më 11 shtator 2001 në New York të SHBA-së u sulmuan dy kullat binjake të qendrës botërore të tregtisë ku mbetën të vrarë mbi 3 mijë persona. Sulmet u kryen me aeroplan të udhëtarëve nga organizata terroriste Al Kaida. /Gazeta Shneta/