Mbledhja e përhershme e Këshillit Evropian të Urdhrave të Mjekëve më datat 7-8 Dhjetor të këtijviti, e mbajtur në Paris, votuan Udhërin e Mjekëve të Shqipërisë si anëtare të saj, njëherësisht edhe si vëzhguese në këtë Këshill. Urdhri i Mjekëve përfaqësohej nga Dr. Fatmir Brahimaj.
Një vështrim i shkurtër mbi CEOM (Këshillin Evropian të Urdhrave të Mjekëve) CEOM (European Council of Medical Orders).
Qëllimi i CEOM është që të promovojë brenda Bashkimit Evropian dhe Shoqatës së Tregtisë së Lirë Evropiane ushtrimin e mjekësisë të një cilësie të lartë, në respekt të nevojave të pacientëve. CEOM rrit bashkëpunimin mes organizatave pjesëmarrëse dhe jep mbështetje për veprimet e tyre për ruajtjen e standardeve të larta dhe kanë të përbashkëta:
- Etika mjekësore dhe sjellja profesionale;
- Lëvizja e lirë e profesionistëve të kujdesit shëndetësor;
- Demografia mjekësore;
- Rregullat mjekësore;
- Trajnimi profesional i mjekëve;
- Çështje të shëndetit publik që kane lidhje me pikat e mësipërme.
Organizmat Pjesëmarrëse CEOM bashkon Këshillat/Dhomat/Urdhrat Mjekësore dhe Autoritete të pavarura mjekësore rregullatore të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shoqatës së Tregtisë së Lirë Evropiane dhe që janë përgjegjës për etikën dhe sjelljen profesionale, procedurat e regjistrimit ose të licençimit, çështjet disiplinore në lidhje me mjekët, njohjen e kualifikimeve dhe nivelet e specialitetit, autorizimin për të praktikuar dhe vendosjen e standardeve profesionale.
Konferenca Ndërkombëtare e Urdhrave të Mjekëve dhe të organizmave të tjerë me të njëjta atribute (CIO – The international Conference of the Orders) u bë për herë të parë në Paris në vitin 1971 me iniciativë të Prof. Lortat-Jacob, President i Këshillit Mjekësor Francez dhe nga mjekët Brocard dhe Autin, Sekretarë e Përgjithshëm të këtij Këshilli. Me vonë CIO u emërtuar Konferenca Evropiane e Urdhrave/Dhomave dhe Mjekëve. Në 2008, Konferenca u emërtua edhe njeherë dhe u quajt: Europian Council of Medical Orders (ECMOCEOM).
Fjala përshëndetëse e Dr. Fatmir Brahimaj, President i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë pas anëtarësimit të Urdhrit të Mjekëve në Këshillin Evropian të Urdhrave të Mjekëve (European Council of Medical Orders – CEOM)
8 Dhjetor 2017, Paris
Të nderuar Kolegë, Së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve për gjithçka që bëtë për të anëtarësuar me të drejta të plota Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë në Këshillin Evropian të Urdhrave të Mjekëve (CEOM).
Për mua është kënaqësi, nder dhe privilegj të jem i pranishëm në këtë moment të rëndësishëm për Urdhrin e Mjekëve të Shqipërisë, por edhe për vetë Këshillin Evropian të Urdhrave të Mjekëve. Ky vendim mbështet, përgëzon dhe inkurajon arritjet e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë në vetëm dy dekada veprimtari.
Për Këshillin Evropian të Urdhrave të Mjekëve (CEOM) është një vendim në respekt të vlerave të profesionit tonë. Nga Hipokrati kemi mësuar të duam dhe të respektojmë njëri tjetrin. Vendimi i sotëm më respekton duke më bërë të barabartë me JU. Profesioni ynë, më shumë nga çdo pjesë tjetër e shoqërisë vlerëson bashkëpunimin midis vendeve.
Ne, mjekët dimë të ofrojmë dhe të marrim nga njëri tjetri gjithçka është pozitive. Sot nëpërmjet këtij shembulli, Ju i dhatë një mësim edhe pjesës tjetër të shoqërisë, sidomos politikës, se me vullnet të mirë kapërcehen pengesat në bashkëpunimin midis nesh.
Vendi im ka një ëndërr për të qenë pjesë e barabartë e Evropës. Ky është një proces i vështirë që kërkon përpjekje, mund, por edhe kurajën për të mposhtur skeptikët. Arritja e sotme e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë i frymëzon të gjithë institucionet e vendit tim duke ju thënë: YES WE CAN.
Ju faleminderit!/Gazeta Shëndeti/