Se fëmijët do të përdorin më shumë gjymtyrët e anës së majtë se sa ato të djathtë, kjo gjë përcaktohet në mitër, zbulojnë kërkime të reja.
Lëvizjet e dorës gjatë skanimeve të shtatzënisë, përkatësisht në javën e 18-të, përcaktojnë një dominim për dorën e djathtë ose të majtë, zbuloi një studim italian, transmeton Gazeta Shneta.
Në deri në 100 për qind të rasteve, ky dominim i dorës parashikonte me saktësi nëse foshnja do ta përdor më shumë dorën e majtë apo të djathtë, shton studimi.
Studimet e mëparshme sugjerojnë se diferencimi i “majtakëve” apo “djathtakëve” ndikon në zhvillimin e rajoneve të ndryshme të trurit, të cilat mund të përcaktojnë rrezikun e njerëzve për gjendjet shëndetësore, si: depresioni, skizofrenia dhe autizmi.
Në të ardhmen, këto gjendje mund të parandalohen duke përcaktuar dominancën e dorës së foshnjave gjatë shtatzënisë, sipas studiuesve.
Rezultatet janë veçanërisht mbresëlënëse pasi shumica e fëmijëve nuk e përdorin në mënyrë aktive një dorë më shumë se tjetrën, derisa të jenë të paktën vegjël.
Gjetjet janë botuar në revistën shkencore ‘Reports’./Gazeta Shneta/